Trajneri nga Mali i Zi, Dragan Radoviq ka dhënë dorëheqje nga klubi i Prishtinës në basketboll.
Vendimi i trajnerit malazez vie pas humbjes së sotme të Prishtinës nga Vëllaznimi në kryeqytet.
Radoviq e kishte marrë drejtimin e klubit kryeqytetas gjatë muajit që lamë pas.
Madje, ai e fitoi edhe Kupën e Kosovës në basketboll javë më parë me Prishtinën.
“Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.