Ministri libanez i Informacionit George Kordahi njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të deklaratave të tij që shkaktuan një krizë mes Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit, transmeton KosovaPost.
Ish ministri libanez i Informacionit George Kordahi, mbajti një konferencë shtypi në Bejrut, duke iu referuar krizës diplomatike të shkaktuar nga deklarata e tij, ai tha se “pasi u mendova për një kohë, vendosa se ishte koha e përshtatshme për të sugjeruar dorëheqjen time dhe se Libani do të dalë nga kjo krizë, tha ai.
Duke u shprehur se ka dorëzuar dorëheqjen, Kordahi tha: “Shpresoj që kjo dorëheqje të hapë dritaren për marrëdhënie më të mira me Arabinë Saudite dhe shtetet e Gjirit” .
Ministri libanez i Informacionit Kordahi, në një program që mori pjesë para se të merrte detyrën, tha se Huthi në Jemen po luftojnë për vetëmbrojtje dhe se sulmet e Arabisë Saudite kundër këtij vendi duhet të ndalen./KosovaPost/.