Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur përballë ambasadës ruse, pasditen e së dielës në Tiranë.
Gazetarja Leontina Nika bën të ditur se përballë ambienteve të ambasadës u vendosën një numër i madh shtetasish nga Ukraina që jetojnë në vendin tonë, por solidaritet kanë treguar edhe qytetarë shqiptarë.
Në krye të protestës qëndron ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.
Protestuesit kanë valvituar një flamur gjigant ukrainas përpara ambasadës ndërsa në duar mbajnë edhe pankarta në të cilat janë shkruar mesazhe si “Jepini fund luftës, përpara se ajo t’u japë fund juve.”
Protestuesit bëjnë thirrje “stop luftës, dhe poshtë diktatori”, duke iu referuar liderit rus Vladimir Putin. /abcnews.al/