Jesse Lingard është shumë pranë transferimit në kampionatin italian Serie A.
Mesfushori ofensivë i Manchester United nuk është preferuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Kontrata e lojtarit me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2022, por Lingard nuk bën pjesë në planet e trajnerit norvegjez.
Kësisoj anglezi ka vendosur të largohet nga Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar të janarit dhe e ardhmja e tij duket në Itali te Interi.
Trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë anglezin dhe e sheh si zëvendësuesin adekuat të Christian Eriksenit që pritet të largohet.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm tri takime në Kupë dhe nuk ka pasur hapësira në kampionat.
Nga ana tjetër Manchester United do të kënaqet nëse vije një ofertë mbi shtatë milionë euro për lojtarin.
Përveç Interit që duket skuadër favorite për të nënshkruar me të, Lingard kërkohet edhe nga Sheffield United, Newcastle United dhe Real Sociedad. sh.tv