Është finalizuar marrëveshja në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, përkatësisht të dy qeverive, meqërast Kosova do t’i jap në shfrytëzim autoritëve daneze qelitë e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, trasmeton Kosova Post.
Detajet e marrëveshjes i ka shpalosur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me atë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme.
Sipas saj, të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.
Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.
Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme.