“Jetimët e Ballkanit” filluan ndërtimin e dy shtëpive në Malishevë

“Jetimët e Ballkanit” filluan ndërtimin e dy shtëpive në Malishevë

Në prag të festës së Fitër-Bajramit, Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht përfaqësuesi i kësaj shoqate,Hoxhë Halil Kastrati, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë gur-themelin e dy shtëpive në Komunën e Malishevës.

Përfitues të kësaj ndihme janë Reshit Zogaj nga Lladrovci dhe Faton Elshani nga Banja, me banim në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, i ka falënderuar shoqatën “Jetimët e Ballkanit” dhe përfaqësuesin e saj, pasi me këtë ndihmë përveç këtyre dy familjeve, ndihmohet edhe Komuna e Malishevës, në zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet me nevojë, dhe krahas shtëpive tjera që është duke i ndërtuar Komuna e Malishevës, edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, po i ndërton dy shtëpi.

Përndryshe, kjo shoqatë, ditë më parë i ka ndihmuar me ndihma në ushqim, 55 familje në Malishevë.

Related Posts

You may also like

Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar