Rreziku i “pushtimit” të Ukrainës nga Rusia është i ekzagjeruar, Moska dhe Uashingtoni kanë shansin të bien dakord për problemet kryesore, megjithëse Shtëpia e Bardhë po provokon Kremlinin të hakmerret në kufi, shkruan “Figaro” e Parisit, transmeton Kosova Post.
Në artikull, njohësi i çështjeve gjeopolitike evropiane, Florent Paramantje, thekson se aktivitetet e Rusisë në kufirin me Ukrainën janë pasojë e provokimeve të shpeshta që vijnë nga Perëndimi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.
“Rusia po përpiqet të reagojë ndaj dy-tri ngjarjeve të fundit ushtarake: shfaqjes së dronëve turq, forcimit të pranisë ushtarake të NATO-s në Detin e Zi dhe kalimit të bombarduesve amerikanë 20 kilometra larg Rusisë. “Disa javë më parë, presidenti Vladimir Putin kërkoi garanci me shkrim për sigurinë e Rusisë”, tha eksperti, duke shtuar se në çdo rast, Moska e konsideron të papranueshëm anëtarësimin eventual të Ukrainës në NATO.
Paramantje, flet edhe për komunikimin mes dy vendeve në lidhje me Ukrainën.
Ai beson se dy vendet kanë një shans për të normalizuar marrëdhëniet, sepse forcat e tyre janë mjaft të barabarta, por brishtësia e secilës palë mund të çojë në pasoja më të rënda.
“Moska ka një pozicion të caktuar në atë krizë dhe po i thotë Uashingtonit: “Nëse nuk doni të komunikoni me Sergei Lavrov, asgjë e tmerrshme. Por atëherë do të duhet të dëgjoni nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu’. Dhe kjo thotë shumë”, deklaroi eksperti francez.
Ai shtoi se Kremlini dëshiron ta diskutojë këtë vetëm me Shtëpinë e Bardhë.
“Rusia nuk dëshiron të diskutojë paqen me udhëheqjen ukrainase, por vetëm me Shtetet e Bashkuara. Ajo beson se nuk ka kuptim të negociohet me evropianët dhe as me NATO-n, sepse në çdo rast ata do të kërkojnë miratim nga Shtetet e Bashkuara para se të marrin ndonjë vendim. “Rusia dëshiron të flasë vetëm me “kryesoren”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Kievi dhe vendet perëndimore, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, së fundmi kanë akuzuar Rusinë për përqendrim të forcave në kufirin me Ukrainën dhe përgatitjen e një pushtimi të atij vendi.
Zyrtarët rusë kanë theksuar vazhdimisht se Moska po zhvendos forcat në territorin e saj, por se ajo nuk përbën kërcënim për askënd dhe se NATO, duke përmendur rrezikun e një pushtimi rus të Ukrainës, po i lëviz forcat e saj drejt lindjes drejt kufijve të Rusisë.
Pse Rusia nuk dëshiron të diskutojë paqen me veropianët dhe Natonme udhëheqjen ukrainase, por vetëm me Shtetet e Bashkuara, shkruan sputnik Ajo beson se nuk ka kuptim të negociohet me evropianët dhe as me NATO-n, sepse në çdo rast ata do të kërkojnë miratim nga Shtetet e Bashkuara para se të marrin ndonjë vendim. “Rusia dëshiron të flasë vetëm me “kryesoren”, përfundoi ai.sh.o./ Kosova Post/