Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq , në një video të poastuar në instagram, ka treguar se si e fillon ditën e diell dhe çfarë do të bëjë deri në fund të ditës, transmeton Kosova Post.
“Çdo të diel në mëngjes filloj me gazetat, nuk mund t’i lexoj portalet dhe mrekulli të tjera si të gjithë njerëzit normalë, si një djalë i mësuar si në kohërat e vjetra, ditën e filloj me leximin e gazetave “Politika” dhe të tjerat. Më pas fillojë aktivitetin. Sot shkoj në Shkollën e Mesme Zemun, është ditë e BIA-s, pastaj do të shkoj në Jagodina, pastaj në mbrëmje kam darkë me një investitor të mundshëm. Nuk është një ditë e lehtë”.ka treguar Vuçiq.
I duke i uruar qytetarët për një ditë të mbarë ka thënë se të dielave në mëngjes pi çaj nën shkëlqimin e rrezeve të dielit.
“Mëngjesi i së dielës duke pirë çaj. Dielli po shkëlqen. Uroj një javë të mirë, të suksesshme dhe të bukur për të gjithë qytetarët e Serbisë’, ka thënë ai Presidenti.sh.o./Kosova Post/