Gazetari dhe analisti politik Astrit Gashi ka thënë se “Isa Mustafa s’mund të jetë ‘kurbani i vetëm i deklasimit të LDK-së”.
Gashi ka thënë se dorëheqja e kreut të LDK-së është veprim i duhur, por sipas tij ajo duhet të pasohet edhe nga dorëheqje të tjera.
Gashi ka thënë se fajin për rezultatin më të keq në historinë e partisë duhet ta marrë shtabi zgjedhor i LDK-së, ndërsa ka kërkuar që dorëheqje të japë e gjithë kryesia e partisë.
“Isa Mustafa, s’mund te jete “kurbani” i vetëm i deklasimit te LDK. Dorëheqja e Isa Mustafës është hap i duhur. Por ajo duhet te pasojë menjëherë me dorëheqjen e nënkryetareve dhe të gjithë kryesisë, dhe emërimin e një kryesie provizore që do të përgatiste zgjedhet e shpejta dhe te parakohshme në parti’, ka shkruar Gashi në Facebook.
Postimi i plotë i Gashit:
Isa Mustafa, s’mund te jete “kurbani” i vetem i deklasimit te LDK.
Doreheqja e Isa Mustafes eshte hap i duhur. Por ajo duhet te pasoje menjehere me doreheqjen e nenkryetareve dhe te gjithe kryesise, dhe emerimin e nje kryesie provizore qe do te pergatiste zgjedhet e shpejta dhe te parakoheshme ne parti. Fajesine direkte per fiaskon elektorale duhet ta merr edhe Shtabi Zgjedhor qe kane qene poashtu edhe bartes te politikave partiake koheve te fundit.
LDK duhet te clirohet ne teresi dhe sa me pare nga pushtimi i disa individeve per te cilet pushteti i tyre ka qene me i rendesishem se zeri i qytetarit.
Reforme e thelle dhe e plote!