Në deklaratën e bërë pas takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së, anëtarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Punët e Brendshme, Ylva Johansson tha se evakuimi i personelit të BE-së dhe të punonjësve afgan të BE-së po vazhdon, transmeton Kosova Post.
Anëtarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Punët e Brendshme, Ylva Johansson bëri thirrje për rritjen e kuotës së afganëve që vendet e BE-së do të pranojnë, shkruan TRT.
Në deklaratën e bërë pas takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së, Johansson tha se evakuimi i personelit të BE-së dhe të punonjësve afgan të BE-së po vazhdon në kushte shumë të vështira.
“Është e mundur që paqëndrueshmëria në Afganistan të rrit presionin e migrimit. Për këtë arsye ne përgatitemi për të gjitha skenarët e mundshëm. Nuk duhet të presim që njerëzit të arrijnë në kufijtë e jashtëm të BE-së, kjo nuk është zgjidhje. Ne duhet të parandalojmë që njerëzit të shkojnë në BE nëpërmjet rrugëve të pasigurta, të parregullta dhe të pakontrolluara që operojnë kontrabandistët. Por, në të njëjtën kohë nuk mund t’i lëmë pas njerëzit në rrezik në Afganistan. Në mesin e të rrezikuarve në Afganistan ndodhen gazetarët, punëtorët social dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut e posaçërisht gratë”, vlerësoi Johansson.
Ajo gjithashtu tha se duhet të bashkëpunohet ngushtë me fqinjët e Afganistanit dhe duhet të jenë të gatshëm për të rritur mbështetjen e nevojshme për ndihmat humanitare.
Pasi vuri në dukje se BE-ja krahas Pakistanit, Iranit dhe Taxhikistanit do të intensifikojë bashkëpunimin edhe me Turqinë për këtë çështje, Johansson tha: “Situata në Afganistan aktualisht nuk është e sigurt dhe nuk do të jetë e sigurt edhe për disa kohë. Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të kthehen në Afganistan.”
Gjatë mbledhjes tërhoqi vëmendjen edhe thirrja e Johansson ministrave për të rritur zotimet dhe kuotat për vendosjen e afganëve.
Talibanët, të cilët rrethuan të dielën kryeqytetin Kabul, pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, morën kontrollin edhe mbi këtë qytet pa luftime.