Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është deklaruar përmes rrjeteve sociale rreth vizitës të papritur në Ukrainë, duke iu referuar homologut të tij ukrainas si mikun e tij, përcjell KosovaPost.
Ai e përshkroi aktivitetin ushtarak rus në vend si “barbar”.
“Sot takova mikun tim presidentin e Ukrainës, Zelensky në Kiev si një shfaqje e mbështetjes sonë të palëkundur për popullin e Ukrainës”, tha fillimisht britaniku.
“Ne po përcaktojmë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë në luftën e vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë”, shkroi ai në Twitter.