Kryeministri britanik Boris Johnson, ka postuar një video në Twitter duke shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën dhe duke përshkruar atë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë për të ndihmuar.
Ai madje tha se Putini nuk do të mund të pushtojë Ukrainën dhe se kjo e fundit shumë shpejt do të jetë e lirë dhe sovrane.
“Putini nuk do ta thyejë kurrë shpirtin e popullit të Ukrainës apo të pushtojë atdheun e tyre. Ukraina do të ngrihet sërish dhe do të zërë sërish vendin e saj mes kombeve të lira dhe sovrane”, ka shkruar Johnson. Klankosova.tv.