Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se sanksionet e SHBA-së ndaj kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin, janë një sinjal se SHBA-të nuk do të tolerojnë më manipulimet masive të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas Joseph, vendimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Vulin ishte i vonuar, megjithëse është, siç thotë ai, është një hap i jashtëzakonshëm që dërgon mesazh. “Kaluan ditët e përkëdheljeve të pafundme”, tha Joseph në një intervistë për të përditshmen “Nova’.
Ndryshe javë më parë drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Sipas Thesarit amerikan, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.


























