Anthony Joshua nuk pranoi të nënshkruante për një ndeshje me Tyson Fury por kërkon një përballje të tretë me Oalexander Usyk. 32-vjeçari nga Watford ka bërë një ofertë që ukrainasi vështirë se mund ta refuzojë. Joshua propozon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Kievit.
Një përballje ku do të mbeten në lojë tre gjerdanët WBA, IBF dhe WBO që Fury nuk arriti t’i fitonte në ndeshjen e zhvilluar në gusht në Jeddah të Arabisë Saudite.
Në krahun tjetër, Usyk që momentalisht është kampioni absolut i peshave super të rënda dhe është rikthyer në Ukrainë ku po qëndron bashkë me familjen, mund t’i thotë “po” një oferte të tillë duke para avantazhet që mund të ketë vendi i tij nga një sfidë e tillë.
Palët janë ende në bisedimet fillestare por gjatë vitit 2023 pjesa e fundit e triologjisë mund të zhvillohet në kryeqytetin simbol të rezistencës ndaj agresionit rus pas dueleve të Londrës dhe Arabisë.