E shtuna, vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërisht pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje ndrësa mundësia për shira paraqitet e pakët.

E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Temperaturat SOT janë rritur lehtë gjatë mëngjesit, rritje që vijon e lehtë edhe në mesditë duke shënuar maksimalisht mbi 35°C. Ndërsa fundjava nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35 – 36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.

You may also like

Ekskluzive: AlbinKurti në shtëpinë e Isa Mustafës, pritet marrëveshje LDK-VV

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i