Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë u befasua nga kthimi i papritur i Cristiano Ronaldos në Manchester United dhe se nuk e kishte idenë se lojtari do të largohej nga Juventusi.
“Po, unë u befasova, jo për Unitedin, por sa herë që dolën thashethemet e para se ai donte të largohej nga Juventusi, nuk i besoja”, tha gjermani.
“A jam i lumtur që ai është në United? Jo, nuk mund ta them këtë, nuk është e vërtetë”.
Mundësia e parë e Liverpoolit për t’u përballur me Ronaldon vjen më 24 tetor kur Klopp merr me lojtarët e tij marrin rrugën për në Old Trafford, raporton 99Min, transmeton Klankosova.tv.
Ronaldo ka shënuar vetëm tre gola në 12 paraqitje kundër Reds, edhe pse United ka fituar tetë nga ato përballje.