Sulmi ka qenë një pikë jo e fortë e Juventusit në këtë sezon, e për këtë arsye, drejtuesit janë vendosur në lëvizje për afrimin e një sulmuesi të ri.
Në radarët e klubit është braziliani Gabriel Jesus. Veç moshës së re (24-vjeç), Jesus ka cilësi tekniko-taktike që vlerësohen së tepërmi nga trajneri i sapoardhur i “zonjës së vjetër”, Allegri.
Për këtë arsye, drejtuesit janë të gatshëm të kënaqin teknikun duke sjellë në Torino brazilianin.
Bardhezinjtë mund të përfitojnë edhe nga fakti që sulmuesi nuk shihet si i paprekshëm nga Pep Guardiola.
Jesus ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ky është shansi i fundit për klubin anglez që ta shes me vlerën reale, pasi në verën e ardhshme mund ta humbë për një shifër shumë më të ulët.
24-vjeçari kaloi te City në verën e 2017, ndërsa aktualisht vlerësohet rreth 60 milionë euro. Në katër sezone me fanellën e klubit anglez ai numëron 195 ndeshje dhe 82 gola të shënuar në të gjithë garat zyrtare./BalkanWeb