Juventus refuzon ofertën e Chelsea-t

Juventus refuzon ofertën e Chelsea-t

Skuadra Juventus ka hedhur poshtë ofertën e Chelseas për një marrëveshje shkëmbimi që përfshinë futbollistët Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata.

Bardhezinjtë e kanë dërguar sulmuesin argjentinas në huazim tek skuadra italiane AC Milan, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht raportimeve se skuadra Juventus është e gatshme për një marrëveshje të përhershme, tani është dëshmuar se ajo nuk dëshiron të sjellë sulmues të tjerë në klub.