Ikja e Cristiano Ronaldo nga Juventus muajt e kaluar ka bërë që drejtuesit e skuadrës nga Torino, Juventus ,të interesohen për një qendërsulmues si dhe anësor të dy krahëve, shkruan KosovaPost.
Drejtuesit “Bardhezinjë” kanë mohuar për një ‘rrëzim’ të Juventus për shkak të ikjes së Ronaldo, megjithatë ata janë të interesuar që nga viti 2020 për lojtarin serb, anëtarin e Fiorentina-s, Dusan Vlahovic.
21 vjeçari i Fiorentinës këtë sezonë ka shënuar 16 gola ndërsa ka asistuar dy herë.
Por, skuadrës nga Italia nuk i bën punë vetëm Vlahovic, duke e parë situatën e pakëndshme në të cilën gjenden skuadra nga Torino, megjithëse për lojtarin serb janë të interesuara edhe shumë klube: Tottenham, Inter dhe Arsenal.
Vlahovic nuk është lojtari i vetëm që drejtuesit e Juve po kërkojnë. Darvin Nunez, 22 vjeçari nga Benfica dhe Julian Alvarez anëtari i River Plate i cili bëri debutimin e tij në moshën 18 vjeçare tek River Plate janë dy lojtarë që po iu interesojnë drejtuesve së Juventus.