Poeti, shkrimtari njëkohësisht edhe politikani i shquar shqiptar u nda nga jeta më 3 shkurt të 2017, i cili njihet si njëri prej shkrimtarëve më të mirë të kohës, shkruan KosovaPost.
Agolli njihej si një person i cili konsumonte shumë cigare gjatë ditës, e cila i kishte shkaktuar probleme dhe komplikime edhe në mushkëri, probleme këto të cilat iu shndërruan në sëmundje për çka e dërguan edhe drejt vdekjes.
Themeluesi i partisë socialiste(edhe deputet i PS), i cili u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, veprat e të cilit përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.
Si kryevepër e shkrimtarit shqiptar njihet romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, rpman ky në të cilin Agolli trajton një temë lidhur burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.
Ndryshe, njihej si kritik i Qeverisë së Sali Berishës, madje Qeverinë e Berishës shpeshherë e quante “xhuxhe”, me arsyetimin se nuk ka vota për kalimin e shumë ligjeve.
Disa thënie të poetit të shquar shqiptar, Dritëro Agolli:
“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.
“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.
“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.
“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.
“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.
Video/Poezi të recituara nga Agolli: