Molla Qemajl Hebibi ishte një imam i cili ishte me shumë se hoxhë, ishte një kombëtar dhe mësues i devotshëm i fesë dhe çështjes sonë kombëtare.
Ne çdo vajzë (ligjeratë) qoftë në xhami apo jashta saj i ndjeri Mulla Qemajl Hebibi për temë kishte jo vetme fenë, por edhe kombin dhe të ardhmen e vendit tonë që ndërlidhej me perspektiven e vendit dhe kombit tonë që shpesh thoshte se: Pa iman s’ka as vatan!..
Jemi lindur dhe rritur me zërin e ezanit të tij. Jemi edukuar me mësimet dhe predikimet fetare dhe kombëtare të tij.
Brez i vjetër i nxënësve (talebe) të hafëz Nexhatiut dhe Mulla Nazmisë nga Rahovica, Mulla Qemal ef.Hebibi ishte bashkëkohor, kombëtar dhe udhërrëfyes i fesë sonë në çdo kohë.
Modernizues në ruajtje të tradicionales. ishin këta personalitete me respekt dhe autoritet pa qenë autoritar. Komunikativ pa qenë monopolizues. Artikulues me gjuhën e popullit. Pedant me modesti.
Me shume se një gjysmë shekulli imam i Xhamisë së Re në qytetin e Preshevës, Mulla Qemal ef.Hebibi ia kushtoi një jetë të tërë jo vetëm xhematit, por edhe kombit dhe shoqërisë sonë të gjerë.
Përgjatë 60 vite me mision edukues fetar dhe kombëtar, me plotë dinjitet dhe integritet, hoxha i nderuar ishte përparimtar dhe gjithëpërfshirës. Donte të tijën pa e urryer të tjetrit. Kishte pasion dijen, arsimin, kulturën, barazinë gjinore, emancipimin shoqëror. I shërbente njeriut për të mirën e tij jashtë dogmave, paragjykimeve, stereotipeve dhe fanatizmave.
Mulla Qemajl ef.Hebibi mbetet padyshim një nga figurat dhe emrat kyq që ka bërë historinë moderne të jetës dhe të organizimit fetar në Luginën e Preshevës
Në emrin tim personal dhe në emrin e familjes Maliqi, shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve, xhematit të xhamisë dhe gjithë komunitetit mysliman në Luginë.
Ngushëllime familjes Hebibi për humbjen e babait, kryeshtepiakut i kane arritur pos nga kryetarja e komunës se Preshevës Ardita Sinani edhe nga katër anët e shqiptarisë, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e diaspora!
Faleminderit Hoxhë që na e mësove shahadetin dhe për ligjëratat në gjuhën shqipe, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Allahu i Madhërishëm të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhennet!lcanton.