Muharrem Plaku, minatori 60 vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës që prej orës 9 të mëngjesit të mërkurës.
Puna për kërkimin e tij nga ekipi i inspektim shpëtimit nuk është ndalur për asnjë moment, por ende nuk dihet nëse është gjallë pasi u bllokua nga shembja e një masivi kromi në hyrje të minierës.
“Punëtorë, bëni kujdes gjatë lëvizjes në galeri”, ishte njoftimi që përballej çdo ditë para se të niste punën minatori Muharrem Plaku.
Për 60 vjeçarin i cili punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, kërkimi ka vijuar dhe materialet e nxjerra nga galeria e kromit me gjatësi rreth 1000 m janë të shumta, por ende nuk ka asnjë shenjë jete të tij.
Familjarët presin me ankth gjetjen e trupit, pasi shpresat për ta nxjerrë gjallë janë të pakta./t.ch