Kameramani i njohur kosovar, Sylejman Kllokoqi, i cili ka xhiruar nëpër të gjitha luftërat në Ballkan ka thënë se rikonfirmimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq ka qenë i pritur.
“Shkalla e dytë e vërtetoi shkallën e parë. Njerëzit këtu janë të pakënaqur sepse kohëzgjatja e këtij gjykimi ka qenë e madhe dhe ka shumë viktima që ende nuk janë gjetur dhe nuk dihet ku janë të varrosur”, ka thënë Kllokoqi, njofton Klankosova.tv.
“Habiten se si Serbia nuk kërkon falje. Kërkohet të dënohen edhe shumë oficerë të tjerë që kanë marrë pjesë nëpër masakra. Ka shumë “Mlladiqa” që duhet të dënohen për shumë masakra”.