Kadri Veseli pritet në ‘Camp Dodge’, kampi kryesor bashkëpunues i FSK-së (VIDEO)

Kadri Veseli pritet në ‘Camp Dodge’, kampi kryesor bashkëpunues i FSK-së (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, është pritur sot nga gjeneralët e Gardës Kombëtare ”Camp Dodge” të Iowas.

Mundësitë e furnizimit me armatim të Ushtrisë së Kosovës si dhe ngritja e kapaciteteve të përgjithshme ushtarake të FSK-së, mësohet se janë disa nga detajet për të cilat Kryeparlamentari Veseli pati tema kryesore gjatë takimeve të cilat pati me zyrtarë në SHBA, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja momenti i pritjes së Kadri Veselit në ”Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak në Iowa që ka bashkëpunim me FSK-në.