Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka përmendur parullën e famshme të Vetëvendosjes ‘Jo Negociata, Vetëvendosje”, duke thënë se po të bënin partitë tjera siç po vepron VV sot, do t’i ‘mbysnin në Kuvend’.
“Kryeministri është nënshtru ende pa fillu dialogu. E kam thënë edhe po du me potencu edhe një herë. Se keni kuptu ende pozicionin e juaj, mos vajtoni jeni pozitë e jo opozitë, duhet me punu e jo me kritiku e me u marrë me të kalumen. Performanca juaj varet prej asaj çka keni me punu.
“Jo negociata, Vetëvendosje, po dojmë me ua përsëritë sepse po të kish ndodhë e kundërta na kishit mytë bre qitu, me pankarta e kishit blloku foltoren e s’na kishit lanë me folë hiq. Me pankarata u rritë Albini”, tha ajo.