“Kala Festival” ndez atmosferën në plazhet shqiptare

“Kala Festival” ndez atmosferën në plazhet shqiptare

Jugu i Shqipërisë është duke përjetuar ditë dhe netë elektrizuese falë “Kala Festival”. Për herë të parë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, është duke pritur Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri të quajtur “Kala”, i cili zhvillohet nga 20 deri më 27 qershor.

Ky festival, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë tetë ditëve, në festival do të jenë të pranishëm “DJ” të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.

Organizatorët e këtij festivali, paralajmëruan shumë surpriza, duke e përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit, si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

“Plazhe me rërë, ujëra kristal të qartë, mikpritje e madhe, ushqim i shkëlqyer dhe disa nga plazhet më të mira të Mesdheut”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit.

"Kala Festival" ndez atmosferën në plazhet shqiptare

Për herë të parë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, është duke pritur Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”, i cili zhvillohet nga 20-27 qershor.https://ata.gov.al/2018/06/23/kala-festival-ndez-atmosferen-ne-plazhet-shqiptare/Ky festival, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë tetë ditëve, në festival do të jenë të pranishëm "DJ" të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.Organizatorët e këtij festivali, paralajmëruan shumë surpriza, duke e përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit, si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Saturday, June 23, 2018

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të “Rivierës Shqiptare”.

Në ditët e fundit të festivalit do të ketë ekskursione të tilla si, rafting në Kanionet e Osumit. Organizatorët shpresojnë që të ftuarit të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit.

Në këtë festival marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, si vend mikpritës, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Po ashtu në festival ka të rinj edhe nga Italia apo vende të tjera të Evropës./ ata