Kalendar historik, çfarë ka ndodhur më 15 prill?

Kalendar historik, çfarë ka ndodhur më 15 prill?

15 prill 1452- Lind në Firence mjeshtri i madh i Rilindjes, Leonardo da Vinçi

Da Vinçi ishte djali i paligjshëm i Meser Piero Fruiçino di Antonio Vinçi, një noteri fiorentin dhe Katerines, një fshatare që mendohet të ketë qenë një skllave nga Lindja e Mesme. Leonardo nuk kishte asnjë mbiemër në kuptimin modern, “da Vinçi” thjesht do të thotë “i Vinçit”:emri i tij i plotë i lindjes ishte “Leonardo di ser Piero da Vinçi”, që do të thotë “Leonardo, djali i zotit Piero da Vinçi”.

Dihet pak për jetën e hershme të Leonardos. Ai i kaloi pesë 5 vitet e para në fshatin Ançiano, pastaj jetoi në shtëpinë e babait, gjyshërve dhe xhaxhait Françesko, në qytetin e vogël të Vinçit. Babai i tij ishte martuar me një vajzë 16-vjeçare me emrin Albiera, e cila e donte shumë Leonardon, por vdiq në moshë të re.

Jeta e hershme e Leonardos, ka qenë objekt i supozimeve historike. Vasari, biografi i shekullit XVI i piktorëve të Rilindjes, tregon se si një fshatar i zonës i kërkoi Ser Pieros që djali i tij i talentuar të pikturonte një figurë mbi një pllakë të rrumbullakët.

Leonardo u përgjigj duke realizuar një pikturë me gjarpërinj që villnin zjarr, diçka aq e jashtëzakonshme saqë Ser Piero ia shiti atë një tregtari të artit.  Ndërkohë Leonardo shfaqi një gjenialitet të parakohshëm në matematikë, muzikë dhe art. Dëshira e tij më e madhe ishte të bëhej piktor, një profesion që ishte tejet i preferuar për kohën.

Përfundimisht, babai i tij u bind nga talenti i pamohueshëm i djalit, dhe e çoi në Firence për të studiuar pikturë, skulpturë dhe inxhinieri nën kujdesin e mjeshtrit të madh të kohës, Andrea del Verokio. Leonardo e kaloi shumë shpejt mësuesin e tij, duke prodhuar disa nga veprat më të famshme të gjitha kohërave.

15 prill 2013 – Tre persona vriten, dhe qindra plagosen në sulmin me bombë, gjatë Maratonës së Bostonit

Dy bomba shpërthejnë pranë vijës së finishit të Maratonës së Bostonit, duke vrarë 3 spektatorë dhe duke plagosur më shumë se 260 njerëz të tjerë. Katër ditë më vonë, pas një kërkimi intensiv, policia kapi një nga të dyshuarit e aktit terrorist, 19-vjeçarin Xhokar Carnaev; ndërsa i dyshuari tjetër, vëllai i tij më i madh 26-vjeçari Tamerlan Carnaev, mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë me forcat e policisë, duke mos pranuar të dorëzohej.

Në Maratonën e Bostonit morën pjesë mbi 5700 vrapues, ndërsa  e ndoqën mbi 23 mijë spektatorë. Në mesin e të plagosurve, shumë prej tyre humbën gjymyrët. Në kohën e bombardimeve, Xhokar Carnaev, ishte një i diplomuar në Universitetin e Masaçusetsit, ndërsa Tamerlan Carnaev kishte braktisur kolegjin, dhe ishte angazhuar disa kohë në boksin amator. Hetuesit, besonin se vëllezërit ishin të motivuar nga besimet ekstremiste islame, ndërsa nuk ishin zyrtarisht të lidhur me ndonjë organizatë terroriste. Vëllezërit dyshohet se përdorën internetin për të mësuar se si të ndërtojnë mjetet shpëthyese.

15 prill 1989 –  Dhjetëra tifozë anglezë gjejnë vdekjen në Stadiumin Hillsborough

Të paktën 93 tifozë, humbin jetën në fatkeqësinë më të rëndë sportive të ndodhur në Britaninë e Madhe. Ata u shtypën për vdekje në stadiumin Hillsborough në Shefilld, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup, ndërmjet skuadrave të Notinghem Forest dhe Liverpul.

Sipas dëshmive, kaosi u shkaktua nga pjesë pjesë e tifozëve e Liverpulit, që u lejuan të hyjnë

në stadium nga pjesa e pasme, kur ndeshja kisha filluar. Më shumë se 2.000 tifozë që hynë në stadium, mbipopulluan një pjesë të tij, duke shtyrë dhe shtypur tifozët në rradhët e poshtme. Një polic vrapoi në fushë, dhe e urdhëroi arbitrin të ndalonte ndeshjen, por tashmë ishte tepër vonë. Tragjedia kishte ndodhur.

15 Prill 1450 – Beteja e Formigny:Në fund të Luftës së Njëqindvjeçare, një sulmi francez thuajse asgjësoi ushtrinë angleze, duke i dhënë fund dominimit anglez në Francën Veriore.

15 Prill 1783 – Ratifikohen nenet paraprake të paqes, që i dhanë fund Luftës Revolucionare Amerikane.

15 Prill 1861 – Presidenti i SHBA-së, Abraham Lincoln, u bën thirrje për 75.000 vullnetarëve që t’i japin fund kryengritjes në shtetet e jugut, që u shndërrua shpejt në Luftën Civile Amerikane.

15 Prill 1896 – Në Athinë zhvillohet ceremonia e mbylljes së Lojërave të para Olimpike moderne.

15 Prill 1900 – Lufta filipino -amerikane:Gueriljet filipinase, nisin një sulm të papritur mbi trupat e këmbësorisë amerikane, dhe fillojnë një rrethim 4 -ditor të qytetit Katubig.

15 Prill 1945 – Kampi nazist i përqendrimit në Bergen-Belsen, çlirohet nga forcat aleate.

15 Prill 1970 – Gjatë Luftës Civile Kamboxhiane , 800 persona të minoritetit etnik vietnamez masakrohen për vdekje dhe hidhen  në ujërat e lumit Mekong në Vietnamin e Jugut.

15 Prill 1986 – Shtetet e Bashkuara nisin Operacionin “Kanioni El Dorado”, duke bombarduar disa baza ushtarake në Libi, si kundërpërgjigje ndaj një shpërthimi me bombë në Gjermaninë Perëndimore, ku gjetën vdekjen 2 ushtarakë amerikanë.

15 Prill 1989 – Pas vdekjes së Hu Yaobang , në sheshin qëndror të Pekinit Tiananmen, nisin protestat popullore.

15 Prill 2014 – Në masakrën më të keqe të Luftës Civile në Sudanin e Jugut, të paktën 200 civilë gjejnë vdekjen pasi kërkuan strehim në faltore dhe spitale.

You may also like

Këtë zgjidhje e do Moska për Kosovën

Për problemin e Kosovës, Moska do një zgjidhje