Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 dhjetor, shkruan Kosova Post.
1 Dhjetori është dita e 335-të e kalendarit,kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 30 ditë.
1 dhjetor 1402 – Emir Timuri, i cili mundi ushtrinë osmane në Betejën e Ankarasë, rrethoi Izmirin e sunduar nga Kalorësit e Rodit prej 57 vitesh. Megjithatë Timuri nuk arriti rezultatin e dëshiruar nga rrethimi dhe vendosi të tërhiqej nga Anadolli.
1 dhjetor 1906 – Në kryeqytetin Paris të Francës u çel salla e parë e kinemasë në botë.
1 dhjetor 1913 – Kompania e Industrisë Motorike “Ford” vuri në përdorim njësinë montuese të lëvizshme, e cila i hapi rrugë revolucionit në prodhimin e automobilave.
1 dhjetor 1925 – Franca, Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Belgjika dhe Çekosllovakia nënshkruan Traktatin e Lokarnos për ruajtjen e kufijve politikë të formuar pas Luftës I Botërore.
1 dhjetor 1931 – U shfaq premiera e filmit të parë turk me zë “Në rrugët e Stambollit” (İstanbul Sokaklarında), me regji të Muhsin Ertugrul. Filmi tregon historinë e dy vëllezërve të dashuruar marrëzisht pas së njëjtës gruaje.
1 dhjetor 1935 – Në qytetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhi në jetë aktori, skenaristi dhe regjisori i famshëm, Woody Allen.
1 dhjetor 1964 – Hyri në fuqi Marrëveshja e Ankarasë, e cila e bënte Turqinë partnere të Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE). Marrëveshja parashikonte gjithashtu Unionin Doganor dhe anëtarësimin e Turqisë me të drejta të plota në KEE.
1 dhjetor 1981 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore të Jugosllavisë ra në ishullin e Korsikës duke shkaktuar vdekjen e 178 personave.
1 dhjetor 1987 – Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli këtë datë si Ditën Botërore kundër SIDA-s.
1 dhjetor 1990 – Etapa franceze dhe ajo britanike e Tunelit të La Manshit u bashkuan 40 m në thellësi të detit.
1 dhjetor 2000 – Gjykata Supreme e Kilit vendosi për arrestimin e ish-diktatorit Augusto Pinochet për krimet e rrëmbimit dhe vrasjes.