Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 mars, shkruan Kosova Post.
1 Marsi është dita e 60-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 305 ditë.
1 mars 1974 – Filloi gjyqi kundër 7 të dyshuarve të parë në kuadër të skandalit “Watergate”, një prej spiunazheve politike më tronditëse në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skandali u ngrit në rend të ditës pasi policia kapi 5 persona, të cilët kishin hyrë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington dhe kishin vendosur mikrofona përgjues në telefonat e zyrave të forcës politike në fjalë; por u përshkallëzua edhe më shumë kur u zbulua se administrata Nixon përpiqej ta fshihte ngjarjen. Kjo bëri që Presidenti Nixon të humbiste mbështetjen politike të qytetarëve amerikanë duke e detyruar të jepte dorëheqjen më datë 9 gusht 1974. Skandali përfundoi me akuzimin e 69 personave në total dhe shpalljen fajtorë të 48 prej tyre, shumica e të cilëve zyrtarë të lartë të administratës Nixon.
1 mars 2003 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë refuzoi Autorizimin e Qeverisë për Përdorimin e Forcës Ushtarake, i cili parashikonte lejimin e dislokimit të trupave të huaja në Turqi dhe dërgimin e trupave turke me mision jashtë shtetit në kuadër të operacionit ushtarak që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmerrnin në Irak. Ky vendim i Parlamentit turk filloi procesin e njohur si “Kriza e Autorizimit” në marrëdhëniet Ankara-Uashington.
1 mars 2012 – Si rezultat i konkursit për promovimin e lirës turke, u përcaktua simboli i njësisë monetare kombëtare të Republikës së Turqisë.
40 – Lindi Martialis ose Marcus Valerius Martialis – poet romak nga Hispania (Gadishulli Iberik) – i njohur për 12 librat e tij me epigrame, botuar në Romë midis viteve 86 – 103, gjatë sundimit të perandorëve Domitian, Nerva dhe Trajan. Në këto poezitë shkurtra, Martialis satirizon jetën e qytetit dhe sjelljet skandaloze të miqve të tij, duke romantizuar jetën provinciale. Ai shkroi rreth 1600 copëza poetike ose epigrame. Martialis konsiderohet krijuesi i zhanrit të epigrameve, siç njihen sot.
Epigrame nga Martialis.
1780 – Pennsylvania bëhet shteti i parë amerikan që heq skllavërinë (vetëm për ata zezakë që lindnin pas kësaj dite).
1872- Është themeluar parku nacoinal Yellowstone në SHBA , i pari park naconal në botë.
1945 – Presidenti amerikan Ruzevelt njofton suksesin e Konferencës së Jaltës me udhëheqësin sovjetik Stalin dhe kryeministrin britanik Çurçhill.
1954 – Katër nacionalistë Puerto Rikanë hapin zjarr në kongresin amerikan, duke plagosur katër anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
1961 – Presidenti Kennedy nënshkruan urdherin ekzekutiv për krijimin e Korpusit vullnetar të Paqes. Të nesërmen presidenti e shpalli vendimin në televizion; dhe më 21 shtator 1961, kongresi e miraton Aktin e Korpusit të Paqes (për të nxitur paqen dhe miqësinë mes vendeve dhe popujve). Midis viteve 1961 – 2013, mbi 210 mijë amerikanë iu bashkuan Korpusit të Paqes dhe shërbyen në 139 vende.
1977 – Banka e Amerikës miraton emrin VISA për kartat e kreditit. Fjala Visa u zgjodh për thjeshtësinë e saj – e njohur prej kohësh me kuptim universal “vërtetim”.
Lindje
1810 – Frédéric Chopin, kompozitor polak († 1849)
1941 – Koçi Petriti, poet shqiptar
1945 – Xhevahir Spahiu, shkrimtar shqiptar
1954 – Ron Howard, aktor, regjisor, producent filmi amerikan
1969 – Femi Cakolli, studiues i letërsisë, pastor, poet dhe publicist
1994 – Justin Bieber,Këngëtar Kanadez,Zhanret:Pop,R&B
Vdekje
1792 – Leopold II., mbret i Mbretërisë Romake, mbret romako-gjerman,
1911 – Jacobus Henricus van ‘t Hoff, kimist holandez
2012 – Vdes kantautori i famshëm italian Lucio Dalla.
Festa dhe përvjetore
Dita e Pavarèsisë së Bosnjës dhe Hercegovinës