Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 shkurt, shkruan KosovaPost.
10 shkurt 1074 – Mahmut Kashgarliu (Kasgarli Mahmut) përfundoi veprën e tij me titull “Fjalori i Dialekteve Turke” (Divanu Lugati’t-Turk), i pari fjalor i kulturës turke i shkruar në turqisht.
10 shkurt 1763 – U nënshkrua Traktati i Parisit ndërmjet Anglisë, Francës dhe Spanjës duke i dhënë fund një lufte shtatëvjeçare. Franca hoqi dorë nga të gjitha territoret e saj në Botën e Re, me përjashtim të Nju-Orlinsit dhe disa ishujve të shpërndarë; ndërkohë Anglia forcoi epërsinë detare e kolonialiste anembanë botës.
10 shkurt 1918 – Sulltan Abdulhamiti II ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte sundimtari 34. i Perandorisë Osmane.
10 shkurt 1948 – Ndërroi jetë regjisori i famshëm rus, Sergej Ajzenshtajn. Karriera e tij kinematografike nisi në vitin 1925 me filmin “Greva”. Po të njëjtin vit, Ajzenshtajni xhiroi kryeveprën “Luftanija Potemkin”, me të cilën hyri në listën e të paharrueshmëve të kinematografisë botërore.
10 shkurt 1969 – Një grup luftanijesh të Flotës 6. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ankorua në Stamboll. Studentët organizuan protesta masive për largimin e tyre.