Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 janar, shkruan Kosova Post.
11 Janari është dita e 11 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 354 ditë.
11 janar 630 – Ushtria islame nën drejtimin e Profetit Muhamed (s.a.v.) ngadhënjeu mbi Mekën. Në Mekë u shpall amnisti e përgjithshme menjëherë pasi qeverisja e këtij qyteti të shenjtë kaloi nga paganët te myslimanët. Profeti Muhamed vizitoi Qabenë dhe e pastroi atë nga idhujt paganë të kohës.
11 janar 1962 – Peruja u godit nga një zinxhir fatkeqësish natyrore me pasoja fatale. Fillimisht u aktivizua vullkani Nevado Huascaran, i cili është njëherësh edhe mali më i lartë i vendit. Pastaj, gjatë po asaj dite, erdhën një sërë shkarjesh masive të tokës për shkak të shpërthimit të fuqishëm vullkanik. Ky “zemërim” i natyrës u mori jetën mijëra personave.
11 janar 1984 – Kantautori dhe kërcimtari amerikan me famë botërore, Michael Jackson, i njohur anembanë globit si “Mbreti i Popit”, fitoi plot 8 Çmime “Grammy” me albumin “Thriller”, një prej atyre më të suksesshëm historikisht.
11 janar 2014 – Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, i njohur nga palestinezët me epitetin “Kasapi” për shkak të masakrës së vitit 1982 në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatilla, vdiq pas 8 vitesh në gjendje kome për shkak të hemorragjisë cerebrale. Sharoni, shkaktar i Intifadës 2. me vizitën e vitit 2000 në Jerusalem dhe sidomos në Xhaminë Al-Aksa, është gjithashtu “shpikësi” i murit që ndan në dy pjesë territoret palestineze.
1922 – Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli – njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.
1935 – Amelia Earhart është gruaja e parë e cila fluturoi vetëm nga Hawaii në California.