Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 maj, shkruan Kosova Post.
11 maj 1812 – Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Spencer Perceval u qëllua për vdekje nga biznesmeni, John Bellingham, të cilit i hipën xhindet në Dhomën e Komuneve.
11 maj 1927 – U krijua në Los Anxhelos Akademia e Artit të Kinematografisë dhe e Shkencave, e cila shpërndan edhe Çmimet e Akademisë.
11 maj 1938 –Ataturku firmosi dokumentin, me të cilin ia fali popullit turk të gjitha pasuritë e patundshme dhe fermat që zotëronte.
11 maj 1981 – U nda nga jeta kitaristi dhe këngëtari xhamajkian, Bob Marley, i cili pranohet si një legjendë e muzikës reggae me më shumë se 130 disqe e qindra këngë.
11 maj 2013 – Në provincën Reyhanli të Hatay-it Turqi) ndodhi një shpërthim me pasojë 52 të vdekur dhe 150 të plagosur.
1751 – Në Pensilvani u krijua spitali i parë në 13 kolonitë britanike në Amerikë.
1812 – Vallëzimi Valc pushtoi sallonet e ballove angleze. Valci filloi mes fshatarëve në Bavari dhe Tirol, pastaj u përhap në Bohemi, Austri, kryesisht në fshatrat në periferi të qyteteve. Sot, Valci i shpejtë vjenez, i popullarizuar nga familja e kompozitërove Shtraus, dhe Valci i ngadalshëm i stilit amerikan e ndërkombëtar janë jashtëzakonisht të përhapur mes vallzuesve të të gjitha moshave.
1858 – Minnesota pranohet si shteti i 32-të i SHBA-së. Shteti njihet si “Toka e 10.000 Liqeneve”, ndërsa emri Minesota është fjalë indiane vendase, për “ujë të pastër”.
1904 – Në Figueras, Spanjë, lindi Salvador Dali – artisti surrealist, piktor, skulptor, artist grafik, dhe projektues. Në vitin 1937 Dalí vizitoi Italinë dhe adoptoi një stil më tradicional arti, së bashku me pikëpamjet e tij politike (Dali ishte mbështetës i Frankos dhe fazhizmit). Ai shkoi në SHBA në vitin 1940; gjatë kësaj kohe iu përkushtua kryesisht vetë-publicitetit; pikturat e tij ishin shpesh mbi tema fetare (Kryqëzimi), edhe pse subjekte seksuale ishin gjithashtu mbizotëruese. Më 1955, Salvador Dali u kthye në Spanjë. Vdiq i vetmuar në vitin 1989.
1910 – U shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.
1916 – Albert Einstein shpall Teorinë e përgjithshme të relativitetit – teori gjeometrike e gravitacionit dhe përshkrimi i tanishëm i gravitacionit në fizikën moderne. Teoria e Ajnshtajnit ka gjetur zbatime të rëndësishme astrofizike. Për shembull, ajo nënkupton ekzistencën e vrimave të zeza në të cilat hapësira dhe koha deformohen në mënyrë të atillë sa asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë.
1924 – Firma Mercedes – Benz formohet nga bashkimi i dy kompanive; Gottlieb Daimler dhe Karl Benz.
1949 – Siam ndryshoi emrin e saj në Tajlandë.
1928 – Në kuadrin e përgatitjeve për shpalljen e Monarkisë, Ahmet Zogu bëri ndryshime në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.
1936 – Në qytetin e Lushnjes, u lind Vath Koreshi shkrimtar, publicist, skenarist dhe politikan i shquar. Në vitin 1955 mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë dhe më pas ndërroi profil dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi. Punoi në disa sfera dhe u shqua me krijimtarinë dhe talentin. Emrin e tij e ndesh në faqet e “Zërit të rinisë”, “Dritës” dhe organe të tjera të kohës. Ka lënë dhjetra vëllime me tregime, novela dhe romane, shumë prej të cilave kanë fituar çmime. Ka lënë gjurmë në zhvillimet tona kinematografike si skenarist. Skenaret që kanë dalë nga pena e tij janë vlerësuar si brenda vendit ashtu dhe në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit.
1994- Vendi ynë aderoi në Konventën Ndërkombëtare Kundër Torturës, Ndëshkimit, Trajtimit Poshtërues dhe Mizorive të tjera jonjerëzore pranuar nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1984.
1991- Në qytetin e Lezhës u krijua gazeta e parë e pavarur shqiptare, “Koha Jonë”. Fillimisht dalja e saj në tregun e shtypit ishte lokale dhe tirazhi i gazetës kapte një shifër relativisht të vogël. Brenda një viti gazeta “Koha Jonë” arriti të bëhej një gazetë e përditshme dhe kombëtare.
Lindje
1916 – Camilo José Cela, shkrimtar spanjoll, Nobelist
1918 – Richard Feynman, fizikant amerikan
1930 – Edsger Dijkstra, shkencëtar holandez
1930 – Luçie Miloti, këngëtare shqiptare
Vdekje
1916 – Max Reger, kompozitor gjerman
2001 – Douglas Adams, shkrimtar britanez
2001- Douglas Adams , shkrimtar angleze (lindi më 1952)