Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 qershor, shkruan Kosova Post.
11 qershor 1868… Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) u themelua me emrin “Klubi i Ndihmës për Ushtarët Osmanë të Plagosur dhe Sëmurë” me përpjekjen e një grupi mjekësh idealistë për të ndihmuar pa bërë asnjë diferencim ushtarët e plagosur në fushën e luftës. Kësaj organizate emrin “Kızılay” ia vendosi Mustafa Qemal Ataturku.
11 qershor 1913… Komandanti i Ushtrisë së Aksionit, që shtypi kryengritjen e 31 marsit u vra me një atentat të organizuar nga kryeministri (veziri i madh) dhe ministri i Luftës, Mahmut Shefqet Pashai.
11 qershor 1937… Në një fjalim të mbajtur në qytetin Trabzon Ataturku deklaroi se të gjitha fermat dhe pasurinë e tij ia dhuronte popullit.
11 qershor 1982… U shfaq në kinema në Amerikë filmi E.T. (Jashtëtokësori). Skenari i shkruar nga Melissa Mathison u përshtat për kinema nga regjisori Steven Spielberg dhe filmi fitoi 4 çmime Oscar.
11 qershor 2004… Atletja turke Elvan Abeylegesse duke përfunduar në kohën 14:24.68 garën e 5 mijë metrave në qytetin Bergen të Norvegjisë në garën ndërkombëtare Golden League, theu rekordin botëror në këtë kategori, që nuk thyhej prej 7 vitesh dhe u bë sportistja e parë turke që theu rekord botëror.