Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 korrik, shkruan Kosova Post.
14 Korriku është dita e 195-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 170 ditë.
14 korrik 1789 – Populli francez u hodh në kryengritje ndaj mbretërisë. Në mëngjesin e kësaj dite, qytetarët e Parisit vërshuan drejt Bastijës, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit. Burgu kishte vetëm 7 të burgosur në kohën e sulmit, por ishte simbol i shpërdorimeve të monarkisë. Marrja Bastijës ndezi Revolucionin Francez dhe në Francë 14 korriku është festë publike quajtur si Festa Kombëtare apo Dita e Bastijës.
14 korrik 1942 – Nëndetësja “Atilay”, emërtuar nga vetë Ataturku dhe ndërtuar në kantierin detar “Talkizak” të Stambolli, u fundos gjatë një trajnimi zhytës në Çanakala. Kjo nëndetëse u fundos si pasojë e shpërthimit të një mine, e cila kishte mbetur në det nga Lufta I Botërore, duke martirizuar 39 marinarë turq.
14 korrik 1959 – Grupe kurde sulmuan turkmenët civilë dhe të paarmatosur në Kirkuk të Irakut. Përgjatë masakrave 3-ditore, forcat irakiane të sigurisë luajtën rolin e spektatorit ndërsa rreth 30 turkmenë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën. Si rezultat i presionit të Turqisë, qeveria e Irakut arrestoi 260 persona të përfshirë në masakër dhe ekzekutoi 28 prej tyre.
14 korrik 1983 – Dursun Aksoy, atashe administrativ i Ambasadës së Turqisë në Bruksel, ra dëshmor si pasojë e një sulmit të armatosur të terroristëve armenë. Atentatin e morën përsipër 3 organizata terroriste armene, mes të cilave edhe ASALA.
1798 – SHBA: Akti i Trazirave bëhet ligj duke shpallur krim federal çdo shkrim, publikim ose deklaratë të rreme apo shpifje kundër qeverisë. Pjesë të këtij akti u zbutën ose u shfuqizuan më 1802.
1867 – Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë – Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”, krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe (Çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.)
1913 – Lindi Gerald R. Ford Jr., presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij në lindje ishte Leslie Lynch King Jr, mirëpo bashkëshorti i dytë i nënës së tij më vonë e birësoi dhe ia ndërroi emrin.
Lindje
1798 – Alessandro Antonelli, i arkitekt italian
1862 – Gustav Klimt, piktor austriak
1889 – Ante Pavelić, nacionalist kroat dhe udheheqës i SHPK (1941-1945)
1903 – Irving Stone,letrar maerkan
1918 – Ingmar Bergman, regjisor suedez
1919 – Lino Ventura, aktor fancezo-italian
1939 – Karel Svoboda, kompozitor çek
1942 – Javier Solana, politikan spanjoll
1943 – Hrvoje Hitrec, skenarist dhe letar kroat
1985 – Altuna Sejdiu, këngetare maqedonase-kosovare
Festa dhe përvjetore
Dita Kombëtare në Malit të Zi
Dita e Republikës së Francës.