Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në histori që kanë shënuar ditën e sotme, 14 nëntor, transmeton Kosova Post.
14 nëntor 1840 – Erdhi në jetë piktori francez me famë botërore, Claude Monet, një prej themeluesve të impresionizmit.
14 nëntor 1889 – Pionierja e gazetarisë amerikane, Nellie Bly (Elizabeth Jane Cochran), punonjëse e së përditshmes “New York World”, filloi një përpjekje të suksesshme për të udhëtuar rreth botës në më pak se 80 ditë. Gjatë udhëtimit të saj nëpër botë, Bly kaloi nëpër Angli, Francë (ku u takua me Zhyl Vernin në Amiens), Itali (Brindisi), Kanalin e Suezit, Cejlon, Singapor, Hong-Kong dhe Japoni. Pasi përshkoi 40.071 km, Bly mbërriti në Nju-Jork, nga ku kishte filluar udhëtimin e saj rreth botës, pas 72 ditësh.
14 nëntor 1971 – “Mariner 9” mbërriti në planetin Mars duke u bërë anija kozmike e parë në orbitën e një planeti tjetër.
14 nëntor 1993 – Mjeshtri i sportit turk, Naim Suleymanoglu, fitoi 3 medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Melburn të Australisë.
14 nëntor 2001 – Kombëtarja turke e futbollit mposhti Austrinë dhe fitoi të drejtën për të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës pas 48 vitesh