Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 15 tetor, shkruan Kosova Post.
15 tetor 1917 – U pushkatua kërcimtarja holandeze, Mata Hari (Margaretha Geertruida), e cila ishte arrestuar nga francezët dhe kishte pohuar se i pati dhënë disa informacione shërbimit sekret gjerman.
15 tetor 1927 – Mustafa Kemal Ataturku filloi ligjëratën e tij 6-ditore në Kongresin 2. të Zakonshëm të Partisë Popullore Republikane (CHP). Ky fjalim u përmblodh në librin e titulluar “Ligjërata” (Nutuk).
15 tetor 1993 – Çmimi Nobel i Paqes iu dha Presidentit të Afrikës së Jugut, De Klerk dhe liderit të Kongresit Kombëtar Afrikan, Nelson Mandela, për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund diskriminimit racor në vend.
15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe shënon përpjekjet e individëve me aftësi të kufizuar të të parit për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet ku ata jetojnë. Kjo ditë ka si qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë për realizimin në praktikë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar të të parit dhe promovimin e vlerave të tyre.
1582- Papa Gregori XIII implementon kalendarin Gregorian. Në Itali, Polono, Portugali dhe Spanjë, 4 tetori i këtij viti kaloi direkt si 15 tetori.
1844 – Lind filozofi i madh gjerman, Fridrich Wilhelm Nietzsche.
how-to-handle-rideshare-insurance-after-a-car-accident-with-uber-or-lyft
1966 – Një 75-vjeçar nga Teksasi kualifikohet si shoferi më i keq në Amerikë. Ai merr 10 gjoba; nget automobilin 4 herë në krah të kundërt të rruges; godet me makinë 4 persona pa ndaluar në vendin e ngjarjes; dhe shkakton 6 aksidente; të gjitha këto brenda 20 minutave.
1990 – Lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, shpërblehet me çmimin “Nobel” për paqe, për përpjekjet e tij për të zbutur tensionimet e luftës së ftohtë dhe për hapjen e kombit të tij.
2003 – Kina lëshon anijën kozmike Shenzhou 5, ky është misioni i parë hapsinor me njerëz.
2005 – Iraku ratifikon Kushtetutën e re të vendit pas vdekjes së liderit Saddam Hussein.