Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 mars, shkruan Kosova Post.
17 Marsi është dita e 76 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 289 ditë.
17 mars 1406 – Ibn Halduni, mendimtar i famshëm mysliman dhe pararendës i disiplinave moderne të historiografisë, demografisë, sociologjisë dhe ekonomisë, u nda nga jeta në Kajro në moshën 73-vjeçare.
17 mars 1891 – Ahmed Ihsan Tokgoz themeloi revistën “Pasuria e Dijes” (Servet-i Fünun), e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë turke. Ajo u bë pararoja e rrymës së ndikuar nga letërsia perëndimore duke përfshirë në gjirin e saj shumë poetë dhe shkrimtarë. Kryeredaktor i revistës ishte poeti i famshëm turk, Tevfik Fikret.
17 mars 1915 – Një ditë përpara Betejës Detare të Çanakalasë, Anija Minavënëse “Nusret” vuri mina në zonën e quajtur Porti i Errët të ngushticës së Çanakalasë. Minat e vendosura në këtë zonë luajtën një rol të rëndësishëm në fitoren turke të betejës në fjalë.
1820 – Në Boston, Lincolnshire të Anglisë, lindi Jean Ingelow, poete; kontribuoi me vargje e tregime për revistat nën pseudonimin Orris, por së pari (anonim) me vëllimin i saj, “A Rhyming Chronicle of Incidents and Feelings”. Libri u quajt tërheqës nga poeti i njohur Alfred Tennyson, i cili pohoi se do të dëshironte ta njihte autoren; më vonë ata u bënë miq.
1836 – Teksasi heq skllavërinë.
1861 – Italia shpallet e pavarur dhe vendos monarkinë.
1950 – Në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, formohet Elementi 98 (Californium), element radioaktiv kimik metalik me simbolin Cf dhe numër atomik 98.
2004 – Trazirat në Kosovë: Sipas Amnesty International, pati të paktën 19 njerëz të vdekur – 11 shqiptarë dhe tetë serbë -dhe mbi 1,000 u plagosën, ndërsa rreth 730 shtëpi që u përkasin minoriteteve , kryesisht serbë të Kosovës, si dhe 36 kishat ortodokse, manastire fetare të tjera dhe vende kulturore u dëmtuan ose shkatërruan. Në më pak se 48 orë, 4,100 anëtarë të komunitetit të pakicave zhvendosë rishtaz , prej të cilëve 82 për qind ishin serbë dhe 18 për qind romë dhe ashkali, si dhe rreth 350 shqiptarë nga fushat e Mitrovicës dhe Leposaviqit.
Lindje
1926 – Siegfried Lenz, letrar gjerman
1939 – Giovanni Trapattoni, futbollist dhe trainer italian
1951 – Kurt Russell, aktor amerikan
1951 – Luan Daka, aktor shqiptar
Vdekje
1406 – Ibn Haldun, filozof arab
1932 – Iliaz Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë
1956 – Irène Joliot-Curie, kimiste franceze dhe fituese e çmimit Nobel 1935
1976 – Luchino Visconti regjisor italian.