Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 gusht, shkruan Kosova Post.
18 gusht 1227 – Perandori mongol, Xhingis Han, i cili themeloi njërën prej shteteve më të mëdha të historisë, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare gjatë një fushate ushtarake. Varri i tij nuk është gjetur ende sot e kësaj dite.
18 gusht 1850 – Shkrimtari francez, Honore de Balzac, autor i veprave klasike si “Zambaku në luginë” dhe “Xha Gorio”, vdiq në Paris në moshën 51-vjeçare.
18 gusht 1998 – Kriza ekonomike në Rusi goditi tërë botën. Rusia ndërpreu shlyerjen e të gjitha borxheve të jashtme.
18 gusht 1998 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili dëshmoi para jurisë së madhe, pohoi se kishte pasur marrëdhënie me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.