Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 nëntor, shkruan Kosova Post.
18 nëntor 1601 – Ushtria osmane nën komandën e Hasan Pashë Terjaqiut mori Kalanë e Kanizhës, qytet me rëndësi strategjike në Hungarinë e sotme.
18 nëntor 1865 – Autori dhe humoristi i shquar amerikan, Mark Twain, emri i vërtetë i të cilit është Samuel Langhorne Clemens, publikoi tregimin e tij të parë “Bretkosa e famshme kërcyese nga Kalaveras”. Ndërsa veprat që i dhanë atij famë botërore, janë “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Aventurat e Hakëlberi Finit”.
18 nëntor 1927 – Radioja e Ankarasë nisi transmetimet menjëherë pas Radios së Stambollit.
18 nëntor 1928 – U paraqit filmi i shkurtër i animuar “Vapori Uili”, i pari me zë nën udhëheqjen e kompanive “Walt Disney” dhe “Ub Iwerks”. Në këtë film prezantohen personazhet e njohura Mickey dhe Minnie Mouse. Kjo datë gjithashtu llogaritet nga “Walt Disney” si ditëlindja e Mickey Mouse.
18 nëntor 1933 – “Darulfunun”, një institucion arsimor i mbetur nga periudha osmane, u rihap si Universiteti i Stambollit. Ky universitet i ri krijoi një kuadër akademik të fuqishëm jo vetëm me shkencëtarë turq të arsimuar në Evropë, por edhe me 38 profesorë hebrenj të arratisur nga përndjekjet e nazistëve.
18 nëntor 1940 – Qeveria e Turqisë vendosi për errësimin e të gjitha qyteteve dhe qendrave të banuara gjatë orëve të natës si masë kundër sulmeve ajrore.
18 nëntor 1941 – Një nëndetëse që pretendohet se i përkiste Bashkimit Sovjetik, fundosi në afërsi të ishullit Burgaz (Stamboll) një anije ngarkese të quajtur “Yenice” duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.
18 nëntor 1967 – Një grup grekoqipriot i armatosur sulmoi qytezën Erenkoy, e cila ishte nën kontrollin e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro. Pas këtij incidenti, ndërmjet luftëtarëve turq dhe çetave grekoqipriote shpërtheu një konflikt i armatosur që do të zgjaste 7 orë, deri në ndërhyrjen e avionëve luftarakë të Turqisë me një fluturim të ulët.
18 nëntor 1977 – Presidenti i Egjiptit, Anwar Sadat, shkoi në Izrael duke u bërë lideri i parë arab që vizitoi Izraelin.
18 nëntor 1978 – Në Jonestown të Guajanës, udhëheqësi i Kultit të Tempullit Popullor, Jim Jones, organizoi një vetëvrasje masive që mori jetën e 914 pasuesve, mes të cilëve 276 fëmijë.
18 nëntor 2007 – Aksidenti tragjik në Zasyadko, zonë minierash në lindje të Ukrainës, u mori jetën 101 minatorëve.
18 nëntor 2017 – Peshëngritësi turk, Naim Suleymanoglu, kampion olimpik dhe botëror që njihej gjerësisht si “Herkuli i Xhepit”, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare në spitalin ku po kurohej pas transplantimit të mëlçisë. Ai është një prej legjendave të sportit botëror që kur theu 6 rekorde olimpike dhe 9 botërore në Lojërat Olimpike të Seulit, në vitin 1988