Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 nëntor, shkruan Kosova Post.
19 Nëntori është dita e 323-të e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit mbeten edhe 42 ditë.
19 nëntor 1923 – Ekonomia e Gjermanisë ra në kolaps për shkak të krizës që kishte filluar pas Luftës I Botërore. Marka gjermane pësoi një zhvleftësim të jashtëzakonshëm: 1 dollar amerikan u këmbye për 4,2 trilionë marka gjermane.
19 nëntor 1967 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë autorizoi qeverinë për të dërguar trupa jashtë shtetit si masë kundër përshkallëzimit të tensionit në Qipro. Flota turke u vu në alarm, ndërsa Divizioni 28. në Ankara u dislokua në Iskenderun.
19 nëntor 1984 – Terroristët armenë martirizuan diplomatin turk, Enver Ergun, i cili ishte me mision në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë.
19 nëntor 2005 – Një grup ushtarësh amerikanë masakroi 24 gra dhe fëmijë në qytezën Hadisa, pas pushtimit të Irakut. Edhe pse 4 ushtarë u akuzuan për këtë masakër, ata u shpallën të pafajshëm ende pa dalë përpara trupit gjykues.
1863 – Lufta Civile Amerikane – Presidenti Abraham Linkoln mban një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg (1 – 3 korrik 1863). Fjalimi i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti “fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës”. Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, vetëm pak ditë më parë, 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln.” Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.
1969 – Futbollisti Pele shënon golin e 1000-të ose O Milesimo. Pele e shënoi këtë gol me penallti gjatë një ndeshje të kampionatit brazilian në stadiumin Maracana, Rio de Janeiro.