Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 tetor, shkruan Kosova Post.
19 tetor 1781 – Humbja e ushtrisë britanike të drejtuar nga Lordi Cornwall dhe hyrja e trupave amerikane në Jorktaun e Virgjinia i dhanë fund Luftës Revolucionare Amerikane, e cila njihet edhe si Lufta Amerikane për Pavarësi.
19 tetor 1862 – Erdhi në jetë fotografi francez, Auguste Lumiere, një prej shpikësve të kinemasë së bashku me vëllain e tij, Louis (5 tetor 1864).
19 tetor 1939 – Me fillimin e Luftës II Botërore, ndërmjet Francës, Britanisë dhe Turqisë u nënshkrua traktati i aleancës së mbrojtjes.
19 tetor 1987 – Bota u trondit nga zhvlerësimet deri në 50 për qind të aksioneve në bursat globale, sidomos në “Wall Street” dhe në Londër. Humbjet e shkaktuara nga paniku në shkallë botërore arritën në 1 trilion dollarë. Kjo ngjarje njihet si “e hëna e zezë”.
19 tetor 2003 – “Mbreti i Urtë” i boshnjakëve dhe ish-presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, Aliya Izetbegoviç, u nda nga jeta në Sarajevë, në moshën 78-vjeçare.
19 tetor 2011 – Një seri sulmesh tinëzare të organizatës terroriste PKK në Çukurca, qytezë në rrethin lindor Hakkari të Turqisë, martirizuan 26 ushtarë dhe lanë të plagosur 22 të tjerë.