Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 dhjetor, shkruan Kosova Post.
20 Dhjetori është dita e 354-t e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 11 ditë.
20 dhjetor 1915 – Forcat britanike dhe Truparmata e Australisë dhe Zelandës së Re (ANZAK), të cilat u mposhtën duke mos arritur të kalojnë ushtrinë turke në Çanakala, u tërhoqën plotësisht nga frontet e Anafartës dhe Ariburunit. Kurse fitorja e ushtrisë turke u bë zyrtare me tërheqjen e Bllokut të Antantës edhe nga fronti i Sedylbahirit, më 9 janar 1916.
20 dhjetor 1942 – Qytezat Erbaa dhe Niksar në provincën Tokat të Turqisë u goditën nga një tërmet i fuqisë 7 ballë të shkallës Rihter. Kjo fatkeqësi natyre u mori jetën rreth 3.000 personave dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.
20 dhjetor 1987 – Anija e pasagjerëve “Dona Paz” u përplas me cisternën e naftës “Vector” në afërsi të ishullit Mindoro të Filipineve. Shpërthimi dhe zjarri si pasojë e këtij aksidenti detar shkaktoi vdekjen e mbi 3.000 njerëzve.
20 dhjetor 1989 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhynë me 25.000 ushtarë në Panama dhe rrëzuan nga pushteti diktatorin Manuel Noriega.
1924 – Adolf Hitler është liruar nga burgimi pas një vit, (ka qenë i dënuar me 5 vite)
1973 – Eshtë varë kryeministri spanjol Louis Carrero Blanco në Madrid
1989 – Trupat e SHBA-ve hyjnë në Panama për ta rrëzuar nga pushteti regjimin e Manuel Noriega
2000 – U krijua prej Dritan Hoxhës televezioni shqiptar Top Channel.
2005 – Me VKM 801 në Durrës krijohet Universiteti Aleksandër Moisiu.
Lindje
1832 – Haxhi Zeka, luftëtar shqiptar
1838 – Edwin Abbott Abbott, shkrimtar anglez
Vdekje
217 – Zephyrinus, papë 198-217
1552 – Katharina von Bora, reformator gjerman dhe gruaja e Martina Lutherit
1937 – Erich Ludendorff, gjeneral gjerman në Luftën e Parë Botërore.
1954 – James Hilton, shkrimtar britanik
1968 – John Steinbeck, shkrimtar amerikan, Nobelist 1962
1982 – Arthur Rubinstein, pianist polako-amerikan
1994 – Dean Rusk,minister i punëve të jashtme të SHBA-ve