Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 korrik, shkruan Kosova Post.
21 korrik 1946 – Në Turqi u mbajtën zgjedhjet e para shumëpartiake, por mungesa e mbikëqyrjes gjyqësore, vota e hapur dhe numërimi i fshehtë çuan në manipulime. Si rezultat i zgjedhjeve, CHP-ja fitoi 396 deputetë dhe Partia Demokrate 65.
21 korrik 1960 – Sirimavo Bandaranaike u zgjodh kryeministre e Sri-Lankës duke u bërë gruaja e parë në krye të një qeverie në botë.
21 korrik 1969 – Neil Armstrong, Nuzz Aldrin dhe Michael Collins, astronautë amerikanë në bordin e anijes kozmike “Apollo 11”, mbërritën në Hënë. Rreth 6 orë pas mbërritjes, Neil Armstrong realizoi një risi duke shkelur mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës. Duke ecur mbi sipërfaqen e Hënës, Armstrong hyri në histori me fjalët: “Ky është një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin.”
365 – Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi pngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos. Historiani Vitruvius (70 pes – 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër – Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.
1425 – Vdiq Manuel II Palaiologos – lindur më 1350 – ai ishte perandori bizantin nga viti 1391 deri më 1425. Manueli ishte edhe shkrimtar dhe filozof: “Perëndia nuk kënaqet me gjak – veprimi i pa arsyeshëm është në kundërshtim me natyrën e Perëndisë. Besimi është i linduri i shpirtit dhe jo i trupit. Kushdo që përpiqet të konvertojë një tjetër në besim duhet të jetë i aftë të flasë mirë dhe me arsye, pa dhunë, pa kërcënime. sepse njeriu nuk ka nevojë për krah të fortë, ose armë të çfarëdo lloji, ose çdo mjet tjetër kërcënimi… ”
1902 – Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York. Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliard dollarë duke punësuar rreth 45,000 njerëz.
1914 – Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Për këtë veprim, sipas kushteve të një konvente të fshehtë, Rumanisë iu premtua mbështetje për qëllimin e saj të bashkimit kombëtar të të gjitha territoreve të banuara me rumunë. Në fund të Luftës, Transilvania, Bukovina dhe Besarabia (Moldavia) u bashkuan me Mbretërinë e Rumanisë.
1931 – CBS, New York City fillon emetimin e rregullt shtatë ditë në javë të sinjalit televiziv në ShBA.
1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO).
1960 – Sirimavo Bandaranaike zgjedhet kryeministre në [Sri Lanka]], duhke u bërë gruaja e parë kryeministre në botë.
1969 – Neil A. Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin bëhen njerëzit e parë që kan ecur në Hënë, gjat misionit Apollo 11.
1994 – Tony Blair fiton në zgjedhjet për udhëheqës të partisë British Labour Party, duke i hapur rrugën për tu bërë kryeministër në vitin 1997.
Lindje
1899 – Ernest Hemingway, letrar amerikan
1921 – Robin Williams, aktor dhe komedian amerikan
Vdekje
1967 – Albert Lutuli, politikan i R. Jugoafrikane dhe Nobelist
1967 – Basil Rathbone, aktor anglez (l. 1892)
2012 – Ali Podrimja, poet shqiptar nga Kosova.