Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 tetor,shkruan KosovaPost.
22 tetor 1962 – Shpërtheu “Kriza e Raketave Kubane”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, deklaroi zyrtarisht se në Kubë ka raketa sovjetike dhe i njoftoi botës vendimet e tij për sanksione ndaj këtij vendi të udhëhequr nga Fidel Castro. Marina amerikane vendoi bllokadë detare ndaj Kubës, ndërsa bota u përball për herë të parë me rrezikun e luftës bërthamore.
22 tetor 1964 – Mendimtari dhe shkrimtari i famshëm francez, Jean-Paul Sartre, fitoi Çmimin Nobel për Letërsi; megjithatë ai e refuzoi këtë çmim.
22 tetor 1967 – Anija kozmike “Apollo 7” zbriti në oqeanin Paqësor pasi realizoi 163 rrotullime të plota në orbitën e Tokës.
22 tetor 1983 – Gjermania Federale dhe Franca u bënë skenë e protestave të njëkohshme kundër armëve bërthamore. Në këto protesta morën pjesë 1 milion e 500 mijë veta. Protestuesit kërkonin eliminimin e armëve bërthamore dhe mbylljen e centraleve të energjisë atomike.
22 tetor 1997 – Vdiq arqipeshkvi i Shkodrës, Frano Ilia. Kur Shqipëria komuniste u shpall ateiste më 1967, Frano Ilia u arrestua; më 1968 u dënua me vdekje; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.