Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 dhjetor, shkruan Kosova Post.
23 Dhjetori është dita e 357 e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 8 ditë.
23 dhjetor 1876 – Ligji Themeltar (Kanun-i Esasi), i cili është kushtetuta e parë e Shtetit Osman, u shpall së bashku me Periudhën e Parë Kushtetuese. Kjo periudhë mori fund më 13 shkurt 1878.
23 dhjetor 1930 – Një kryengritje reaksionare shpërtheu në Menemen tş Izmirıt. Gjatë kryengritjes u masakruan oficeri rezervë Mustafa Fehmi Kubilay dhe rojet Hasan dhe Sefki Beyler. 37 persona që ishin pjesëmarrës dhe mbështetës të masakrës u dënuan me vdekje.
23 dhjetor 1972 – Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë goditi Nikaraguan duke rrafshuar pothuajse tërësisht kryeqytetin Managua dhe shkaktuar vdekjen e 10.000 personave.
1954 – Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Procedura u bë mes binjakëve identik Ronald dhe Richard Herrick për të eliminuar çdo problem nga ndonjë reaksion i sistemit imun. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, Dr Murray u nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1990. Marrësi i veshkës, Richard Herrick, vdiq tetë vjet pas transplantimit.
1989 – Në Prishtinë u mbajt Kuvendi themelues i LDK-së
1990 – Sllovenia me plebishit u deklarua për ndarje nga RSF e Jugosllavisë.
Lindje
1777 – Aleksandar I, car rus
1790 – Jean-François Champollion, egiptolog francez
1889 – Nils Lundell, aktor suedez
1893 – George Schnéevoigt, regjisor danez
1902 – Nils Holmberg, gazetar dhe politikan suedez
1907 – Alice Skoglund, aktore suedeze
1909 – Maurice Denham, aktor britane