Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 maj, shkruan Kosova Post.
24 maj 1844 – Shpikësi amerikan, Samuel Morse dërgoi mesazhin e parë të shkruar me alfabetin e Morsit, të cilin e kishte shpikur vet, prej godinës së Kongresit deri në një stacion treni në Baltimor.
24 maj 1924 – Me anë të një ligji të nxjerrë më këtë datë për shtetëzimin e kompanisë së linjave hekurudhore të Anadollit, që administrohej nga kompanitë e huaja, u themelua “Drejtoria Publike e Hekurudhave Anadolli-Bagdad” (Mudireye-i Umumiyet).
24 maj 1956 – Konkursi i parë i këngës së Eurovizionit u mbajt në qytetin Lugano të Zvicrës. Konkursin e fitoi garuesja nga Zvicra, Lis Asia (Lys Assia).
24 maj 1964 – Në ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes së futbollit mes Perusë dhe Argjentinës humbën jetën 318, ndërsa u plagosën rreth 500 vetë.
24 maj 2003 – Sertab Erener, e cila përfaqësonte Turqinë në edicionin e 48-të të konkursit të këngës së Eurovizionit, që u organizua në Letoni, për herë të parë fitoi festivalin me këngën “Everyway that I can”.
1883 -Ura e Brooklynit në New York City hapet për trafikun. Për ndërtimin e saj u deshën 14 vjet. Ura lidh ishullin Manhattan me bashkinë më të populluar të Nju Jorkut, Brooklyn. Forca lëvizëse prapa gjithë këtij projekti, John Roebling, ishte emigrant gjerman i cili kishte punuar për qeverinë prusiane si ndërtues rrugësh. Ai doli me idenë e ndërtimit të një ure nëpër lumin East, pasi gjatë një udhëtimi me traget përgjatë lumit, trageti ngeci në akull dhe Roebling mbeti i bllokuar për orë të tëra.
1956 – Në Lugano, Zvicër, zhvillohet festivali i parë i këngës në Euro Vision. Historikisht, këngëtarët fitues në Euro Vizion që më pas kanë patur karrierën më të suksesshme muzikore veçohen anëtarët e grupit ABBA, fitues më 1974; dhe Celine Dion, fituese më1988.
1961 – Qipro anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
1964 – Lima; përleshje tifozësh në ndeshjen Peru – Argjentinë; më shumë se 300 tifozë u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën. Ndeshja ishte për kualifikim për Olimpiadën 1964 dhe tifozët peruan u egërsuan kur arbitri i anuloi një gol skuadrës së tyre.
1992 – Zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës
1999 – Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, Hollandë, padit Sllobodan Millosheviqi dhe katër të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Lindje
1819 – Victoria e Mbretërisë së Bashkuar (v. 1901)
1905 – Mihail Šolohov, shkrimtar rus, nobelist
1937 – Serafin Fanko, aktor shqiptar
1941 – Bob Dylan, këngëtar amerikan
1945 – Priscilla Presley, aktore dhe sipërmarrëse amerikane
1953 – Alfred Molina, aktor britanik
1973 – Ruslana, këngëtare ukrainase
Vdekje
1543 – Nikola Koperniku, astronom polak (l. 1473)
1974 – Duke Ellington, pjanist, dirigjent e kompozitor amerikan i muzikës jazz.
2000 – Kurt Shork, gazetar amerikan (lindi më 1947)
2000 – Majrooh Sultanpuri, poet indian (lindi më 1919)
2002 – Markfield Wallace, shkrimtar amerikan (lindi më 1926)
2003 – Rachel Kempson, aktore angleze (lindi më 1910)
2004 – Henry Ries, fotograf amerikan (lindi më 1917)
2004 – Milton Shulman, autor kanadez dhe kritik (lindi më 1913)
2004 – Edward Wagenknecht, kritik letrar amerikan (lindi më 1900)
2005 – Karl Amery, shkrimtar gjerman (lindi më 1922)
2005 – Arthur Haulot, gazetar belg (lindi më 1913)
2006 – Henry Bumstead, artist amerikan (lindi më 1915)
2006 – Michał Życzkowski, teknik polak (lindi më 1930)
2007 – Bill Johnston, kriketer Australian (lindi më 1922)
2008 – Dik Martin, komedian amerikan (lindi më 1922)
2008 – Rob Knox, aktor britanik (lindi më 1989)
2009 – Jay Bennett, kitarist amerikan këngëtar dhe kompozitor (lindi më 1963)