Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 shtator, shkruan Kosova Post.
24 shtator 1852 – Zepelina e parë u ngjit në qiell. Shpikësi francez, Henri Giffard, realizoi fluturimin e parë me zepelinë. Ai e nisi fluturimin nga Parisi dhe e përfundoi 27 km më tutje, në Trappes.
24 shtator 1981 – Terroristët armenë bastisën Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Paris. Në këtë ngjarje u martirizua punonjësi i sigurisë Cemal Ozen dhe u plagos konsulli i përgjithshëm, Kaya Inal.
24 shtator 1996 – Këngëtari i famshëm i muzikës klasike turke, Zeki Muren, i njohur si “Dielli i Artit”, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare.
24 shtator 2015 – Në rrëmujën që ndodhi në qytetin me çadra të ngritur në Mina të Mekës për strehimin e haxhilerëve, vdiqën 753 veta dhe u plagosën 888 të tjerë.