Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në histori që kanë shënuar ditën e sotme, 25 nëntor, shkruan Kosova Post.
25 nëntor 1893 – Mbishkrimet e Orhunit, vepra monumentale që hedhin dritë mbi historinë e turqve, u deshifruan nga akademiku Wilhelm Ludwig Thomsen i Universitetit të Kopenhagës.
25 nëntor 1899 – Këshilli i Ministrave të Shtetit Osman miratoi Marrëveshjen për Hekurudhën Anadoll-Bagdad. Kompania Hekurudhore e Anadollit, me kapital gjerman, mori përsipër ndërtimin e hekurudhës Konia-Bagdad-Basra për 8 vite.
25 nëntor 1936 – Gjermania dhe Japonia bënë marrëveshje për të parandaluar ekspansionizmin e Bashkimit Sovjetik.
25 nëntor 1943 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin D. Roosevelt, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill dhe Kryetari i Shtetit të Kinës, Chiang Kai-Shek, u takuan në Samitin e Kajros dhe ranë dakord për vazhdimin e luftës deri në dorëzimin e Japonisë.
25 nëntor 2009 – Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në qytetin Xhidë të Arabisë Saudite. Në këtë fatkeqësi natyrore humbën jetën 122 persona, ndërsa 350 të tjerë rezultojnë të zhdukur ende sot e kësaj dite.
25 nëntor 2016 – Lideri i Revolucionit Kuban, Fidel Castro, u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.