Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 qershor, shkruan Kosova Post.
26 Qershori është dita e 177 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 188 ditë.
25 qershor 1861 – Sulltan Abdulmexhidi, sovrani 31. i Perandorisë Osmane, vdiq në moshën 38-vjeçare për shkak të tuberkulozit.
25 qershor 1940 – Francezët u dorëzuan duke pranuar kushtet e Gjermanisë në Luftën II Botërore.
25 qershor 1950 – Shpërtheu Lufta Koreane. Me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe Kinës pas fillimit të përleshjeve të armatosura ndërmjet Veriut dhe Jugut, kjo luftë mori përmasat e një problemi ndërkombëtar.
25 qershor 1991 – Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë e tyre nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë.
25 qershor 2009 – Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
1945 – Përfaqësues të 50 vendeve u mblodhën në San Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zevendësonte Lidhjen e Kombeve, e cila kishte dështuar të plotësonte premtimin a qëllimin për të cilën u krijua në fund të Luftës së parë Botërore; të parandalonte rendin e ri botëror të Hitlerit, dhe doktrinën militariste japoneze të Azisë për aziatikët; fundin e të cilave solli Lufta e dytë.
1963 – Presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e tij “Ich bin ein Berliner”, duke theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, ndërsa Gjermania Lindore e mbështetur nga sovjetikët kishte ngritur murin e Berlinit.
2000 – Presidenti Klinton shpall përfundimin e fazës së parë të plotësimit të informatave gjenetike të njeriut; quhet ndryshe gjenomi që shprehet në formën e helikës së dyfishtë ose ADN. Studimet krahasuese të gjenomit mes gjitarëve sugjerojnë se nga evoluimi njeriu ka ruajtur vetëm rreth 5 % të gjenomit njerëzor që prej ndarjes nga linja e përbashkët e gjitarëve rreth 200 milionë vjet më parë. Njeriu ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të gjeneve të nuhatjes dhe ndjesisë gjatë evolucionit, gjë që shpjegon ndjesinë dhe nuhatjen e dobët të njeriut krahasuar me shumicën e gjitarëve të tjerë – disa prej këtyre shqisave njeriu i humbi ndërsa evoluoi të parit me ngjyra, aftësi që shumë kafshë të tjera gjitare nuk e kanë.
2006 – Republika e Malit të Zi bëhet anëtari i 192 i Kombeve të Bashkuara.
Lindje
1824 – William Thomson, fizikant anglez
1892 – Pearl S. Buck, letrare amerikane
1917 – Idriz Ajeti, shkrimtar dhe akademik shqiptar
1925 – Pavel Ivanovič Beljajev, kosmonaut sovjetik
1947 – Peter Sloterdijk, filozof gjerman
1936- Rexhep Qosja ,historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar
Vdekje
2009 – Michael Jackson, muzikant, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, prodhues dhe valltar amerikan
1994 – A. den Doolaard, shkrimtari hollandez
Festa dhe përvjetore
Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
Dita Botërore e Luftës kundër Drogës.