Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 janar, transmeton Kosova Post.
26 janar 1700 – Një tërmet jashtëzakonisht i fuqishëm, me magnitudë 9 ballë sipas shkallës Rihter, goditi brigjet e Paqësorit në Amerikën e Veriut. I njohur si “Tërmeti i Kaskadisë”, lëkundjet e tij shkaktuar një cunami kolosal me dallgë që mbërritën deri në brigjet e Japonisë. Numri i viktimave të këtij tërmeti, i cili erdhi pas një thyerjeje tektonike 1.000 km të gjatë, nuk përcaktua dot asnjëherë.
26 janar 1948 – Kazim Karabekir, komandant i Frontit Lindor të Luftës Nacionalçlirimtare Turke dhe gjeneralarmate në pension, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. I zgjedhur deputet pas pensionimit nga ushtria, Kazim Karabekiri u bë kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në vitin 1946 dhe e humbi jetën teksa ushtronte këtë detyrë.
26 janar 1950 – India miratoi kushtetutën e parë pas pavarësimit në vitin 1947 dhe u shpall republikë.
26 janar 2001 – Guxharati, provincë e Indisë në kufi me Pakistanin, u trondit nga një tërmet me magnitudë 7,7 ballë sipas shkallës Rihter, i cili u mori jetën mbi 20 mijë njerëzve dhe rrënoi 339 mijë ndërtesa.